Basha: Opozita do të bëjë një mobilizim për të rrëzuar nga pushteti Ramën, Kryemadhi: Opozita do të jetë në krye të protestave

Basha: Opozita do të bëjë një mobilizim për të rrëzuar nga pushteti Ramën, Kryemadhi: Opozita do të jetë në krye të protestave

Viti i ri po avazet janë akoma ato të vjetrat. Nuk ka sjellë asgjë të re as seanca plenare e jashtëzakonshme, që ishte edhe e para për këtë sesion të ri parlamentar, e kërkuar nga kryeministri Rama për shkarkimin dhe emërimin e Ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.

Opozita ka kërkuar debate për dekretet e presidentit duke sjell edhe një përplasje me mazhorancën dhe më pas largimin nga Kuvendit.

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një prononcim për mediat jasht sallës së parlamentit është shprehur se ky është akti i radhës i kapjes përfundimtare të sistemit ekzekutiv nga Edi Rama.

Basha më tej është shprehur se tashmë opozita do të bëjë një mobilizim total të resurseve opozitare për të rrëzuar nga pushteti kryeministrin Rama.

Ky është akti i kapjes përfundimtare personalisht nga Rama të pushtetit ekzekutiv, dhe sot edhe asgjësimin e Kuvendit, opozita kërkon debat parlamentar për të parashtruar qëndrimin e saj dhe të vërtetat pas këtyre emërimeve të kukullave dhe oligarkëve të Edi Ramës. Asnjë nga kërkesat e parashtrua nga Rama nuk qëndrojnë, opozitën e pengon të marrë fjalën një kryetar Kuvendi, nga një hajdut psiqik, i cili kërkon të ruaj vjedhjen. Sot kemi një qeveri të vdekur, deri tani ishte në koma. Faturën e kapjes së qeverisë, si në kohën e Enverit, e paguajnë shqiptarët, studentët… Nuk mund te këtë më një shtet me një kryeministër fals dhe psiqik, që sot u përpoq të mbyllë opozitën dhe gojën e opozitës. Detyra jonë është të jemi në krah të njerëzve dhe tu japim zgjidhjen politike. Çdo ditë më Ramën kryeministër është një ditë krize, largimi i tij është në interesin kombëtar. Kush i shërben Ramës është një tradhtar i kombit dhe i interesave të qytetarëve, dhe duhet të trajtohet si i tillë. Ne do të bëjmë mobilizim total të të gjitha resurseve opozitare për të rrëzuar me çdo kusht shkaktarin e kësaj gjendje”, tha Basha.

Ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka paralajmëruar në dalje të seancës së jashtëzakonshme të kuvendit se shumë shpejt opozita do të ngrihet për të marrë në dorë të gjithë revoltën e shqiptarëve dhe për të rrëzuar Edi Ramën.

Kryemadhi madje ju drejtua gazetarëve duke i uruar që të kenë sukses në punë pasi nga nesër e më tutje do të kenë lajme pafund.

"Tashmë opozita do të bashkohet për të ecur përpara drejt zgjidhjes së problemit kryesor, largimit të Edi Ramës. Shumë shpjet do të njiheni me axhendën e opozitës. Nuk ka më nevojë për protesta masive, ke me qindra e mijëra që po protestojnë. Do të keni lajme pafund që nga nesër e tutje. Deri më tani, opozita ka marrë damkën si zjarrfikës, por tashmë nuk do të fikë zjarrin e protestës. Do të vazhdojë dhe do të vihet në krye të të gjitha protestave", deklaroi Kryemadhi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy