
Në udhëtimin e saj të parë ndërkombëtar diplomatik si zëvendës-presidente, Kamala Harris ka marrë në dorë një nga çështjet më të mëdha të vendit, imigracionin.
Harris u takua me presidentin e Guatemalës këtë të hënë dhe pritet të vizitojë Meksikën gjatë kësaj jave.
Sipas stafit të Harris, ajo ka udhëtuar për të mbledhur më shumë informacione rreth kësaj çështje.
Në një konferencë dy palëshe me presidentin e Guatemalës, Alejandro Giammattei, ajo paralajmëroi kundër migrimit të paligjshëm në SHBA, duke thënë: Nëse vini në kufirin tonë, do të ktheheni pas.
Burimi: BBC Përshtati: MCNtv.al



