Platforma Alibeaj, Nano: Bërthama e krijimit të forcës së re politike

Platforma Alibeaj, Nano: Bërthama e krijimit të forcës së re politike

Analisti Mustafa Nano nga studio e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me situatën në Partinë Demokratike ku së fundmi grupit të Bashës i është ofruar të qëndrojë si fraksion brenda PD.

Ai tha se këtë opsion e mendon si një karshillëk, pasi siç ai deklaron të dyja kampet po ecin në drejtimet që ata duan dhe jo drejt bashkimit.

Ndërsa lidhur me platformën e Alibeaj, Nano u shpreh se kjo është bërthama e krijimit të forcës së re politike duke e cilësuar atë dhe shumicë, ndërsa theksoi se Berisha do mbetet pakicë në politikë.

Intervista e plotë

1.Grupit të Bashës i ofrohet të qëndrojë si fraksion brenda Partisë Demokratike. Është më tepër një kundërpeshë ndaj platformës së propozuar nga Alibeaj apo si negociatë mes palëve?

Nuk besoj se është  negociatë mes palëve, besoj se është karshillëk, të dyja kampet po ecin në drejtimet që ata duan dhe jo të bashkimit. Nuk kemi për të pasur bashkim. Grupi i Bashës do të jetë një parti më vete edhe pse se di sa i madh do të jetë. Te grupi tjetër po shohim afirmimin e Berishës por jo bashkimin me Bashën, por nëse ndodh kjo do të thotë vetë këta dalëngadalë nuk po shohin arsye për të ndenjur me Bashën dhe do s’postohen dhe pastaj Basha do ngeli si peshku pa ujë, por që s’besoj se do të ndodhë.

2.Mendoni se është reale mbështetja që platforma Alibeaj ka në grup, nisur nga lista që u bë publike dhe mendoni se do t'ia arrijë që t'i imponohet Grupit të Rithemelimit?

Ajo është listë reale s’ka dalë njeri ta përgënjeshtrojë. Alibeaj është konsultuar me të gjithë para se ta publikojë dhe në këtë nuk ka dyshime. Kjo është bërthama e krijimit të forcës së re politike. Këta janë shumicë dhe besoj se do të mbeten shumicë sepse ka pasur kohë mjaftueshëm për të parë se kush ka dashur të ikë ka ikur. Kjo kohë ka shërbyer se cili po lëkundet ndërsa këta që kanë futur emrin te lista kanë vendosur të mbajnë këtë qëndrim.

3.Rithemelimi po mban zgjedhje po thuaj në të gjitha degët lokale. Me këtë proces a po kërkon Berisha të vulose kontrollin mbi bazën e Partisë apo e shihni si nja proces që mund ta rinovojë këtë forcë?

Rinovim është absurde të flasësh kur në krye të një partie kthehet gjëja më e re politikës shqiptare, Sali Berisha. Nuk mund të flitet për rinovimim. Kjo që po ndodh është një afirmim i Berishës për qëllimet e tij personale. Ka njerëz që e ndjekin, kjo u pa por ka dhe shumë të tjerë që nuk e ndjekin abstenuan dhe pjesa tjetër që votuan me Bashën, pra ata që nuk votuan dhe ata që votuan për Bashën janë më shumë se sa ata të Berishës. Nuk e di ku do të shkojë PD, por nuk besoj në instancën e fundit, Berisha do mbetet pakicë në politikë.

4.Zoti Nano, pak e interesuar duket opozita për Presidentin. Mos ndoshta nga fakti që mazhoranca i ka numrat dhe nuk ka ndërmend të hyjë në pazar le të themi.

Sigurisht edhe me këtë ka të bëjë. Por ka të bëjë në radhë të parë me një kompleks faji të atyre që janë në opozitë me Berishën, ai e ka zgjedhur në raundin e fundit me votat e veta. Këta do shkojnë të zgjedhin vetë. Është bindje e tyre që socialistët do përgjigjen me veprimin që dhe ata e kanë bërë vetë.

5.Kjo strategjia për t'u konsultuar dhe me qytetaret apo shoqërinë civile mos ndoshta është një mënyrë për të rrëzuar alibi të ngjashme si ato që ngrihen tani për zgjedhjen e gabuar të presidentin Meta?

Edi Rama po e shndërron në praktikë këtë konsultimin me popullin. Janë praktika të një vendi që nuk është normale sepse në vende normale nuk ndodhin këto. Parlamenti është vendi që përfaqëson popullin, prandaj dhe anketimi që u bë dhe kjo ide tani i kam parë si të gabuara. Është absurde, janë deputetët që vendosin. Presidenti zgjidhet në politikë.

6.Do ishte mirë që vendi të kishte një president që vjen nga politika apo nga jashtë saj?

Besoj se ka njëlloj konsensusi po të merret nga jashtë politikës. Shqiptarët janë kritikë ndaj të gjithë personazheve politikë. Por duhet një njeri që ka menduar mendon politikisht. Duhet një politikan për mua.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy