Vendimi i “Kushtetueses”/ Kalemaj: Ramës s’i interesonte ta kishte në ring, Meta do jetë CEO i polit të tretë (VIDEO)

Vendimi i “Kushtetueses”/ Kalemaj: Ramës s’i interesonte ta kishte në ring, Meta do jetë CEO i polit të tretë (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj foli mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e vendimit të Kuvendit, duke mos shkarkuar kësisoj presidentin Ilir Meta. Duke folur për MCN Live ai tha se vendimi ishte i balancuar, duke shtuar se Rama s’kishte interes ta shkarkonte Metën dhe ta kthente në ring.

Ishte një vendim i balancuar. I jepte të drejtë edhe Kuvendit për procedurat, por i jepte të drejtë në fund të ditës Ilir Metës. Shkelje të rënda nuk e kemi të definuar në Kushtetutë, dhe nuk është shkarkuar as në Evropë një president për deklaratat e tij. Ne nuk mund të shpikim legjislacion. Asnjë gjyqtar s’mund të bënte gafë juridike vetëm për të kënaqur orekse politike.  Ajo që z.Balla tha populli e konsideron të shkarkuar, është përgjegjësi e madhe të flasësh në emër të popullit. Vetëm në shoqëritë totalitare është masë homogjene populli. Fakti që Rama e anashkaloi dhe dha një koment të thatë tregon se vetë ai s’ka pasur interes për shkarkimin e Metës. Për t’u kthyer në ringun e politikës, për t’u kthyer në një faktor?! Por a është ky testi i vërtetë i drejtësisë së pakapur, apo është çështja e inceneratorëve. A kemi një pakt të heshtur që u miratua emri i guvernatorit dhe këto dekretet e fundit”, u shpreh ai.

Kalemaj tha se mes mazhorancës dhe PD-së ka bashkërendim të axhendave, që s’duhet interpretuar si bashkëqeverisje. I pyetur mbi të ardhmen e politikës, Kalemaj tha se Meta mund të jetë një CEO në polin e tretë që po krijohet në aleancë me fraksionin e Berishës.

Nga ky moment e tutje, LSI-ja i rri ngushtë edhe kostumit të Metës, por edhe politikës shqiptare. E ndërlidhur me fraksionin e Berishës, të çon drejt polit të tretë. Nëse Berisha do jetë president i grupit, CEO do të jetë Ilir Meta. Sa kjo opozitë do bashkërendojë axhendat me Lulzim Bashën, kjo ngelet për t’u parë. LSI dhe Shtëpia e Lirisë kanë peshë elektorale të qenësishme”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy