Vaksina anti-COVID e zhvilluar nga Universiteti i Oxford, nga provat e fundit ka treguar se ka efektshmëri në 70 për qind për infektimin nga virusi. Kjo mund të cilësohet si një triumph por edhe një zhgënjim, pasi vaksinat nga kompanitë Pfizer dhe Moderna treguan efikasitet prej 95%.
Sidoqoftë, vaksina e Oxford është shumë më e lirë në çmim dhe është më e lehtë për t’u ruajtur dhe për të arritur në çdo cep të botës, sesa dy të tjerët. Vaksina e Oxford pritet të luajë ende një rol të rëndësishëm në trajtimin e pandemisë, nëse miratohet nga rregullatorët. Ekzistojnë gjithashtu të dhëna intriguese që sygjerojnë përsosjen e dozës dhe rritjen e mbrojtjes deri në 90%.
“Njoftimi sot na çon një hap më afër kohës kur mund të përdorim vaksinat për t’i dhënë fund shkatërrimit të shkaktuar nga virusi”, është shprehur arkitektja e vaksinës Prof Sarah Gilbert. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka porositur paraprakisht 100 milionë doza të vaksinës Oxford, të mjaftueshme për të imunizuar 50 milionë njerëz.
Por çfarë kanë treguar provat e bëra me vaksinën. Sipas mediave të huaja, më shumë se 20,000 vullnetarë u përfshinë në provën e vaksinës, gjysma në Mbretërinë e Bashkuar, pjesa tjetër në Brazil. Pati 30 raste të COVID, në njerëz që kishin marrë dy doza të vaksinës dhe 101 raste në njerëz që morën vetëm një injeksion. Studiuesit thanë se funksionon në 70% të mbrojtjes. Kur vullnetarëve u dhanë dy doza “të larta” mbrojtja ishte 62%, por kjo u rrit në 90% kur njerëzve iu dha një dozë “e ulët” e ndjekur nga një e lartë. Nuk është e qartë pse ekziston një ndryshim. “Ne jemi vërtet të kënaqur me këto rezultate”, tha Prof. Andreë Pollard, drejtuesi kryesor i provave për BBC. Kishte gjithashtu nivele më të ulëta të infeksionit asimptomatik në grupin e ulët të ndjekur nga doza të larta që “do të thotë që ne mund të jemi në gjendje të ndalojmë virusin në gjurmët e tij”, tha Prof Pollard. Në Mbretërinë e Bashkuar ka katër milion doza të gatshme, me 96 milionë të tjera që do të dorëzohen.



