
Sot u bënë 100 ditë nga pushtimi i Ukrainës nga forcat ruse dhe agjencitë e OKB-së kanë publikuar shifra që tregojnë ndikimin që ka pasur kjo ngjarje.
1.7 miliardë njerëz në mbarë botën po përballen me varfëri të shtuar për shkak të bllokadës së drithërave dhe rritjes së çmimeve të ushqimit.
Amin Awad, koordinatori i OKB-së për krizën për Ukrainën, thotë se të paktën 15.7 milionë njerëz në vend kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje urgjente humanitare.
Po ashtu gati pesë milionë fëmijë u është pezulluar arsimi, ndërkohë që 14 milionë njerëz janë detyruar të ikin.
OKB raporton 9,197 viktima ndërmjet civilëve, 4183 të vrarë dhe 5,014 të plagosur, por këto përfshijnë vetëm ato që mund të konfirmohen sipas një procesi të rreptë verifikimi.
Ka pasur 269 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor, duke vrarë të paktën 76 njerëz, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.



