Bienalja e Venecias për Arkitekturë/ Vizitorët e huaj impresionohen nga marrëdhëniet e fqinjësisë në Shqipëri

Bienalja e Venecias për Arkitekturë/ Vizitorët e huaj impresionohen nga marrëdhëniet e fqinjësisë në Shqipëri

Pyetjes direkte të kuratorit të përgjithshëm të Bienales së Venecias për Arkitekturë se “Si do të jetojmë sëbashku” arkitektet Fiona Mali dhe Irola Andoni iu përgjigjën përmes projektit të tyre duke u bazuar në fqinjësinë e mirë.

Të ftuara në emisionin “Arnautistan” në MCN TV treguan detaje nga projekti i tyre, ndërkohë që theksuan se të huajt kanë pohuar se afrimitetin e madh të fqinjësinë në Shqipëri vende të tjera nuk i kanë.

“Pyetjes iu përgjigjëm duke thënë se do të jetojmë sëbashku dhe në këtë koncept dolëm tek fqinjësia. Projekti që ne çuam ishte një instalacion arkitektonik. Kemi çuar tre apartamente fqinjë që ndajnë të njëjtën hapësirë dhe kemi përdorur disa mjete për të treguar fqinjësinë dhe marrëdhëniet në komunitet dhe kemi mbledhur një album fqinjës dhe një mjet tjetër ishte filmi dhe kemi bërë një klip rreth 3 minuta ku kemi treguar se si ndodh fqinjësia. Nuk jemi ndalur vetëm në periudhën e komunizmit, por ndër vite. Mendojmë se ka pasur një sens solidariteti deri në vitet 2000 dhe më pas jeta është bërë më individuale”, Andoni.

“Ka qenë një afrimitet shumë i madh në fqinjësinë në Shqipëri ku të huajt na kanë pohuar se në vende të tjera nuk i kanë. Dikur nënat tona mërziteshin nga hyrje daljet dhe sot gjendemi në ekstremin tjetër. Asnjëri nuk është i mirë, por duhet të zbulojmë se ku është balanca e duhur, nuk është vetëm shqetësim lokal, por global. E ardhmja do të jetë urbane dhe këta njerëz po ndihen gjithnjë e më të vetmuar” shtoi Mali.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy