Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Në gjithë territorin mbetet dominant moti i kthjellët dhe temperaturat e larta deri në mesditë kur në ekstremin verior dhe verilindor do të ketë vranësira të përkohshme.

Pjesa e dytë e ditës, do të karakterizohet nga kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore lindore. Në të njëjtat kushte mbetet mbrëmja dhe orët e natës, në të gjithë territorin shqiptar.

Sipas MeteoAlb, përsa i përket temperaturave të ajrit nuk priten ndryshime të ndjeshme duke bërë që maksimumi në rang vendi të mbetet rreth vlerës 38ºC  - 39 ºC .

Era do të fryjë kryesisht e lehtë por mesatare pas mesditës duke arritur shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe verior, për në det do të ketë dallgëzim 1 – 2 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy