
Ledina Mandija, drejtuese e grupit të auditimit të financimeve në PD deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal tregon që lobimet ruse janë të përkrahuara nga kryeministri Rama dhe ministrat e qeverisë së tij.
Duke vijuar më tej më shpjegimin e saj Mandija tha se Deripaska është futur në Shqipëri përmes kompanisë “Trema Engineering” duke marrë punë publike dhe tendera fakte që provojnë që në krye të grupit të lobimit është Rama.
Kjo që dëgjuam ishte në nivelet një skandali për qeverinë shqiptare dhe është e kuptueshme që kemi një influencë të Ramës dhe qeverisë për të hedhur baltë mbi opozitën që të mbajë në mënyrë të përjetshme pushtetin dhe të dëmtojë opozitarizmin. Kemi ngritur një komision se ishin akuzat e Ramës të orientuara përmes hetimeve për Nik Muzin për lobime për para ruse për PD-në në 2017. Ne jemi në përfundim të një raporti, kemi ndjekur një procedurë normale për mbledhjen e një dokumentacioni që mungonte në PD duke iu drejtuar dhe institucioneve shqiptare. Ekspertët po bëjnë auditin. Kjo që po dëgjojmë është e rëndë dhe është provë shtesë për të kuptuar skenarin e kryeministrit duke bashkëpunuar me ish-sigurimsa të partisë së punës dhe persona që janë influencues të rusëve, oligarkëve rusë në Shqipëri.
Në nivelet e një skandali që oligarkë rusë të kenë përfituar para publike në Shqipëri kur Deripaska përmes aksioneve të kompanisë së tij në Austri është futur në Shqipëri përmes kompanisë “Trema Engineering” duke marrë punë publike, tendera tek FSHZH, duke marrë mundësitë përmes kompanisë “Agro Iliria” si investitor strategjik dhe detyrimit që kjo kompani të kontraktojë “Trema Engineering” për të bërë këto invesitme. Të bëjnë të kuptosh që kemi të bëjmë më një influencim të qeverisë ku nëpërmjet personit 'A' , 'B', 'C' , po kuptojmë në krye të këtij grupi është kryeministriEdi Rama.
Tabloja po qartësohet dhe është në kufijtë e një papërgjegjshmërie të organeve që nuk kanë filluar procedurat hetimore duke mos marrë në konsideratë provat. Drejtësia do të thotë fjalën e saj, por këtu bëhet fjalë për emra të lakuar në Shqipëri, për Ramën, Gjiknurin dhe persona të tjerë që janë këshilltarë, përdorin email zyrtarë etj. Të gjitha këto ndodhi janë si nëpër filma dhe në kushte normale kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
Në kushtet që jemi duke përfunduar një raport, informacionet janë marrë nga KQZ, bankat. Tashmë skena do të plotësohet dhe do i shërbejë dhe organeve të drejtësisë. Influenca është Rama që ka dhënë para këtyre ish-zyrtarëve që përmes këtyre personazheve 'A', 'B' kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë komplotuar për të hequr zërin e opozitarizmit.
Më tej Mandija tha se është çështje ditësh që të publikohet raporti përfundimtar për auditin në PD.
Në lidhje me objektin e auditit thashë që kemi bërë procedurat. Ky proces nuk është show, nuk do bënin show televiziv, por do zbardhin me raport akuzat e bëra ndaj PD-së dhe jo ndaj Bashës. Individët që kanë vepruar në emrin personal do mbajnë përgjegjësi personale. PD do të tregojë të vërtetat dhe raportimet, provat do të jenë publike.
Kemi flluar një punë kur nuk kishim asnjë letër. Kjo është çështje e gjithë demokratëve. Ne institucionet na kanë ndihmuar na kanë vënë dispozicion. Partia e vulës ka zhdukur çdo vulë, çdo server. As Basha nuk ka pranuar të jetë pjesë e intervistave. Ne e kemi mbyllur procesin. Dokumentet janë vënë në dispozicion dhe sa më shpejt.
Ashtu sikur do zbulohet e vërteta me Mcgonigal ashtu do zbardhet e vërteta dhe për akuzat sa i takon lobimeve të bëra nga Nik Muzin. Po kuptojmë që lobimet ruse janë të përkrahura nga Rama dhe që oligarkët janë miq të ngushtë të kryeministrit Rama dhe ministrave. SPAK të fillojë hetimet dhe t’i shkojë në fund çështjes.
Ndërkohë në lidhje me rolin e këshilltarit Ducka, Mandija tha:
Duçka ka mbajtur pozicione publike në qeverinë Berisha-Meta dhe Rama-Meta. Se çfarë interesash mund të ketë një person që e këshillon kryeministrin pa lekë i takon drejtësisë ta zbulojë. Bëhet fjalë për interesa të mëdha, për para. Si mundet Rama të lejojë një individ të tillë të ketë një adresë zyrtare dhe të qarkullojë me pasaportë diplomatike. Duçka nëse ka qenë freelancer duhet t’i bënte kundrejt parave të deklaruara dhe çdo gjë duhet të ishte bërë publike
Ducka duhet të hetohet, por i pari që duhet të hetohet është Rama që ka kontraktuar persona të tillë për qëllime të errëta që janë në kundërshtim me politikat që duhet të ndjekë vendi ynë.
Begaj duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë dhe të shohim deri ku i ka shtrirë tentakulat bashkëpunim me rusët dhe sa kanë prekur Shqipërinë.



