Dyrnjaja për garën e KPP-së: Nuk duhet paragjykuar i gjithë procesi. Opozita duhet të bëjë transparencë dhe të kërkojë llogaridhënie permanente

Dyrnjaja për garën e KPP-së: Nuk duhet paragjykuar i gjithë procesi. Opozita duhet të bëjë transparencë dhe të kërkojë llogaridhënie permanente

Këshilli i Ministrave i ka dërguar Kuvendit emrat e kandidatëve për drejtimin e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes dhe vlerësimit.

 

I ftuar në “MCN Live”, gazetari Denis Dyrnjaja u ndal te fakti se e gjithë gara nuk duhet paragjykuar, pavarësisht pikëpyetjeve që shoqërojnë procesin.

 

Teoria se krimi i organizuar apo faktorë të errët kontrollojnë KPP-në, për mua është një hiperbolizim. Duhet të kemi më shumë racionalitet.

 

 Nuk duhet paragjykuar një garë ku janë rreth 30 kandidatë dhe jo vetëm pesë. 

 

Mund të zgjidhen më të mirët. A ka pikëpyetje? Patjetër që po. A duhet të ngrihet alarmi? Patjetër që po.

 

Ai u ndal edhe te roli i opozitës në këtë proces, duke theksuar se ajo duhet të jetë më aktive në ushtrimin e funksionit të saj mbikëqyrës.

 

 

Një instrument i rëndësishëm që mungon në këtë proces është opozita, e cila duhet të kërkojë transparencë. 

 

E shoh si një problem të vazhdueshëm faktin që ajo nuk është aty si pjesëmarrëse në debat, as për të kushtëzuar procesin, as për të kërkuar llogaridhënie dhe për të rritur transparencën. 

 

A është rastësi apo pjesë e një loje ku herë pas here përzihen interesa të ndryshme? 

 

Këtë nuk e di, por është një analizë që mund të bëhet. 

 

 

Sipas Dyrnjajës, nuk duhet të hidhet poshtë i gjithë sistemi.

 

Jam i prirur të mendoj se jo gjithçka është e korruptuar. 

 

Ka pjesë që janë të kontaminuara dhe problematike, por kjo nuk do të thotë se gjithçka është e tillë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy