Lista e zezë e SHBA, emrat e zyrtarëve shqiptarë dhe kriteret për t’u shpallur non grata

Lista e zezë e SHBA, emrat e zyrtarëve shqiptarë dhe kriteret për t’u shpallur non grata

Ish-kryeministri Berisha ka hyrë sot zyrtarisht në listën e personave non grata në SHBA.

Sali Berisha dhe familja e tij janë cilësuar të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA, përmes një njoftimi të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në këtë mënyrë, Berisha i bashkohet ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ish-deputetit socialist, Tom Doshi.  

Në njoftimin e DASH, thuhet se vendimi për shpalljen e Berishës non grata bie në fushë-veprimin e ligjit 7031(c).

“Në cilësinë e tij zyrtare si kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes, në dëm të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë”.

Kriteret mbi të cilat SHBA shpall një person non grata

1. Të kërkuarit, pranuarit apo dhënien e parave, dhuratave, apo përfitimeve të tjera personale në shkëmbim të favoreve, të ofruara për shkak të postit.

2. Përvetësimin e fondeve publike.

3. Ndërhyrjen në procese gjyqësore, zgjedhore apo procese të tjera publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy