
Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky, duke iu drejtuar Parlamentit të Francës përmes video-lidhjes, u ka bërë thirrje kompanive franceze që të largohen nga Rusia.
“Renault, Auchan, Leroy Merlin dhe të tjerët duhet të ndalojnë sponsorizimin e makinerisë ruse të luftës. Ata duhet të ndalojnë financimin e vrasjeve të grave dhe fëmijëve," u tha ai deputetëve francezë, raporton “Le Monde”.
Renault është kritikuar ditët e fundit pasi prodhuesi i makinave rinisi prodhimin në fabrikën e tij në Moskë.



