Prokuroria peruane ka kërkuar 30 vjet e 10 muaj burg për ish-kandidaten e djathtë për presidente Keiko Fujimori, ose thënë ndryshe dënimin maksimal.
Vajza e ish-presidentit Alberto Fujimori akuzohet se ka financuar fushatat e saj zgjedhore në 2011 dhe 2016 me para të padeklaruara.
Bëhet fjalë për para të marra nga kompania braziliane e ndërtimit Odebrecht dhe është referuar për pastrim parash, krim të organizuar, pengim të drejtësisë dhe deklarim të rremë në një procedurë administrative.

Sipas aktakuzës, Keiko Fujimori, 49 vjeç, tre herë kandidate presidenciale pa fituar kurrë, ka marrë 1.2 milionë dollarë nga Odebrecht si pjesë e një skeme korrupsioni të zbatuar në të gjithë Amerikën Latine në prokurimet publike.



