
A ekziston Rimishërimi?. Kjo është pyetja së cilës teologu Miron Cako, i përgjigjet në mënyra të ndryshme.
Në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ai shpjegoi se teoria për të nuk ka bazë logjike dhe se nuk ekziston.
Koncepti i rimishërimit, ose reinkarnacioni është shumë i vjetër, ajo vjen që nga lashtësia, babilionezët, sirianët, grekët, romakët, besonin në rimishërimin e shpirtrave dhe jetëve të ndryshme.
Dhe kjo pastaj u soll në shekullin e kaluar dhe ka gjetur një mbështetje të madhe dhe sot, nga fetë budiste, induzitë, nga fetë lindore. Nuk është e vërtete, besohet se njeriu që prodhon energjinë në vetëdije e tij, kur karmën e ka më negativitet në shpirtin e tij dhe të jetësohet me perëndinë, ai duhet të kalojnë në disa mishërime, pra, nëse në jetë ke dështuar, ti duhet të kalofsh edhe në kafshë, bime, dhe kalon në gjendje te ndryshme derisa arrin përsosmërinë,. Kjo nuk ka bazë logjike.
Teologu Cako shpjegon se pse një flutur ndodh të shfaqet në disa raste, pasi vdes një njeri i afërt.
Bota shpirtërore është një botë paralele dhje ne besojmë se trupi qëndron tre ditë rreth njerëzve të afërt. Patjetër që bota shpirtërore nuk mund të bëhet por ne nuk i shohim dhe me lejen e Perëndisë mund të përdoren këto element te dukshëm për të krijuar idenë se ai qëndron këtu.
Psh, vjen një flutur, ato japin idenë e botës mistike, botës së fshehtë. Nuk duhet të bëhemi të fiksuar se përveç shpirtit që qëndron tre ditë por këtu qëndron edhe bota mistike, sidomos djajtë tallen me ne, duke manipuluar ndjenjat tona ndaj një të afërmi prandaj nuk duhet ti japim rëndësi, ajo çfarë duhet ti japim rëndësi është të lutemi për atë shpirt, sepse ai do dalin në gjyq përpara Zotit dhe ka nevoje për suport.
Asnjëherë trupi nuk mund të kthehet në një objekt të tillë mund të përdoret si sinjal. Nuk duhet kushtuar kujdes, se po filluam tu vëmë re, do çmendemi.



