Më 15 Mars mbushen plot 8 vjet nga tragjedia e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Shpërthimi i një fabrike demontimi armësh që fshihtë një aferë korruptive trazoi shtetin dhe vuri poshtë drejtësinë. Edhe sot e kësaj dite asnjë person nuk është dënuar për ngjarjen.
Ndërkohë që qeveritarët flasin në përkujtimore, TemA TV ishte në fshatin e tragjedisë dhe foli me familjarët e viktimave.



