Mos u marto, udhëto!

Mos u marto, udhëto!

Nuk ka rëndësi nëse udhëton vetëm me një çantë shpine apo rezervon në një hotel luksoz. Të gjitha përvojat e udhëtimit ndikojnë pozitivisht në shëndet dhe na bëjnë më të lumtur. Për disa njerëz, gëzimi që sjell udhëtimit në të vërtetë mund të tejkalojë atë që sjellin ngjarje të tjera të rëndësishme në jetë, si martesa apo lindja e një fëmije. Një hulumtim i realizuar nga Booking.com konfirmoi që njerëzit i vlerësojnë udhëtimet aq shumë, sa në shumë raste ato kryesojnë listën e gjërave që u sjellin atyre më shumë lumturi në jetë.

Udhëtimi të bën të lumtur

17 mijë njerëz janë intervistuar në 17 vende të ndryshme. Të pyetur për udhëtimin, ata thanë se shumë pak janë gjërat që zëvendësojnë të shkuarit me pushime. 77% e tyre thanë se kishin rezervuar një udhëtim në momente kur kishin nevojë për të përmirësuar gjendjen shpirtërore.

Udhëtimi, më shumë lumturi se momente të rëndësishme të jetës

Pjesa më intriguese e studimit është fakti se njerëzit i jepnin më shumë rëndësi udhëtimeve kur është fjala për lumturinë, sesa momenteve të rëndësishme të jetës. 49% e të pyeturve thanë se ishin ndier më të lumtur kur kishin shkuar me pushime sesa ditën e martesës. Pothuajse gjysma thanë se një takim dashurie nuk i mbushte shpirtërisht aq sa arrinte të bënte udhëtimi.

As blerjet nuk ju bëjnë më të lumtur se udhëtimi

Në raport me gjërat materiale, sërish udhëtimet janë të avantazhuara. 70% e të pyeturve thanë se udhëtimi u jep më shumë kënaqësi sesa blerja e gjërave të reja.

Edhe thjesht planifikimi i pushimeve të përmirëson humorin

Rreth 72% e të pyeturve janë përgjigjur se thjesht të mendosh se do të shkosh me pushime të bën më të lumtur. P.sh. 80% ndiheshin më të emocionuar thjesht kur shikonin hartën për të zgjedhur vendin për pushime.

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy