Një emigrant shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Itali, në zonën e Oratoio të Pizës.
Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së dielës, ku 37-vjeçari Beni Arshiaj i cili punonte si murator, u qëllua me armë zjarri në oborrin e shtëpisë, në sy të djalit të tij.
Dy persona të dyshuar si autorë u larguan me motor pas ngjarjes.
Mësohet se viktima sapo kishte parkuar furgonin pranë shtëpisë në momentin ku u vra nga të dyshuarit.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e vrasjes.



