Dëmtimi i dy subjekteve politike/ Kreu i shtabit të PS në Fier: Opozita kërkon të destabilizojë vendin

Dëmtimi i dy subjekteve politike/ Kreu i shtabit të PS në Fier: Opozita kërkon të destabilizojë vendin

Pas Elbasanit, incidentet politike janë zhvendosur në qytetin e Fierit. Burime policore bëjnë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm janë dëmtuar me gur xhamat e zyrave elektorale të Partisë Socialiste dhe të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës. Kanë qenë shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të dy subjekteve politike.

Lidhur me këto dëmtime në zyrat e PS dhe PDIU në Fier ka reaguar Aljosha Doko, bashkëkryetar i shtabit të Partisë Socialiste tek lagjjia 1 Maj.

Në një prononcim për gazetarët tha se në qytetin e Fierit kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Pa përmendur emra, Doko tha se kjo është një dëshmi e qartë se asaj se çfarë ofrojnë forcat e tjera politike.

"Dëshmi e qartë e asaj që ofrojnë këto forca, ku qyteti i Fierit kërkon paqe dhe bashkëpunim. PS kërkon zhvillim, këto forca kërkojnë destabilizimin, ne nuk e vendosim se cilat janë ato, atë e vendos drejtësia. Kjo është një lojë e atyre që kërkojnë të shkëpusin vëmendjen, ne nuk na vjen fare mirë që shtabet elektorale të goditen”, u shpreh Doko para gazetarëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy