
Qytetarët amerikanë nuk duhet të udhëtojnë në Rusi dhe ata që tashmë po udhëtojnë atje ose janë rezidentë duhet të largohen menjëherë, ndërkohë që opsionet e kufizuara të fluturimeve komerciale mbeten të disponueshme.
Ky është njoftimi i publikuar sot në faqen e ambasadës së Uashingtonit në Moskë, i cili thekson se pasi qeveria ruse ka filluar të mobilizojë qytetarët e saj në ushtri në mbështetje të pushtimit të Ukrainës, Rusia mund të refuzojë të njohë shtetësinë e dyfishtë për Amerikanët, dhe mund t’u mohojnë aksesin në ndihmën konsullore dhe t’i pengojnë ata të largohen nga Rusia.
U kujtojmë qytetarëve amerikanë se e drejta për t'u mbledhur në mënyrë paqësore dhe liria e shprehjes nuk janë të garantuara në Rusi, shmangni të gjitha protestat politike. Autoritetet ruse kanë arrestuar shtetas amerikanë që morën pjesë në demonstrate.



