Opozita kërkon hetimin e investimit strategjik, hotelit me 5 yje në Durrës, ku aksioner me24% figuron Redi Molla, ish-drejtori i Bashkisë së Tiranës, arrestuar për dosjen 5D.
Sipas kallëzuesit Belind Këlliçi, pronari i vërtetë i hotelit është vetë kryebashkiaku Veliaj, ndërsa MCN kontaktoi edhe me kompaninë e Redi Mollës si dhe konsorciumin ku ajo bën pjesë, por administratorët iu shmangën përgjigjes.



