
Janë mbyllur pjesët e para në dy sfidat e Superiores, te vlefshme për javën e 18-të.
Pas 45 minutave, Vllaznia kryeson minimalisht ndaj Skënderbeut. Në minutën e 26-të, ishte Ildi Gruda që zhbllokoi sfidën, duke shënuar pas një krosimi perfekt të marrë nga e djathta.
Në sfidën tjetër, Dinamo po fiton 2-1 ndaj Teutës. Dopieta e Lorenco Vilës, i ka dhënë avantazhin kryeqytetasve, ndërsa për durrsakët golin e vetëm e shënoi Daci.



