
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se do të përdoret çdo mjet i lejuar nga ligji kundër ekstremizmit të djathtë dhe antisemitizmit.
"Nuk ka asnjë tolerancë", tha kancelarja në një kongres të sindikatës së metalurgjistëve në Nuremberg të Bavarisë. Kancelarja tha se ishte e tronditur prej krimit në Halle.
"Sapo kemi shpëtuar nga një sulm të tmerrshëm mbi njerëzit në sinagogë. Mund të kishte pasur shumë viktima. Ne gëzohemi për çdo sinagogë, çdo komunitet dhe gjithë jetën hebraike në vendin tonë", u shpreh ajo.



