Hidhen dyshimet e para për identitetin e kufomës së gjetur në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”.
Skeleti dyshohet se i përket një 57-vjeçari nga Korça. Dyshimet hidhen nga motra e tij Liriaka Peqini e cila thotë se kanë humbur kontaktet me vëllain 20 vite më parë.



