Për aktorin Artan Imamin, Tirana ka filluar të ketë disa ndërtime ikonike në kuptimin e arkitekturës moderne dhe kjo gjë i bën mirë kryeqytetit megjithëse në “Bilardo në MCN” ai tha se pëlqen Tiranën në të cilin ai jetonte kur ishte i vogël.
A e di kur më pëlqente Tirana mua? Sigurisht që më pëlqente atëherë, unë e kam pasur shtëpinë tek Myslym Shyri, parku Rinia ishte kopshti im personal, nga pas kishim një kopsht dhe një çerdhe dhe Tirana ishte 200 mijë banorë.
Që Tirana ka filluar të ketë disa ndërtime ikonike në kuptimin e arkitekturës moderne, vetëm mirë i bën qytetit. Disa prej tyre janë emra të mëdhenj.
Me çfarë do flasim tani? Me pallatet me punë vullnetare 5-katëshe. Nuk ka para qyteti t’i shembë ato dhe të ngrejë disa që janë bashkëkohore.
Oponencës së gazetarit Dyrnjaja se qytetet në vendin tonë po bëhen shabllon dhe po humbasin identitetin, Imami tha se Tirana duhet të ishte zgjeruar që në fillim pasi tani është tepër vonë.
Vende ku bukuria natyrore është e magjishme unë nuk i prek. Do e lija Tiranën ashtu siç ishte nuk do i prekja asgjë.
Tiranën kur e sheh nga lart bashkohet me Krujën, pasi është ‘tokë e xanum’. Shpërdorimi që i kemi bërë tokës ne është i pafund. S’ka ku zgjerohet Tirana, duhet të ishte zgjeruar që në fillim.



