Video/ Gjithçka e shkrumbuar brenda apartamentit në Astir

Video/ Gjithçka e shkrumbuar brenda apartamentit në Astir

Një ngjarje e rendë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit ku një apartament është përfshirë nga zjarri, ku një 62-vjecare humbi jetën ndërsa i biri ka mbetur i plagosur.

Nga pamjet e siguruara nga MCN brenda apartamentit shihet gjithçka e shkrumbuar, dhe kanë ngelur vetëm disa rroba.

Madje flakët gjigande që përfshin apartamentin në katin e tretë nuk kanë kursyer edhe banesat e fqinjëve të familjes Osmanaj, të cilat kanë pasur dëme.

Si pasojë e flakëve, 62-vjeçarja Hava Osmanaj është hedhur nga dritarja e katit të tretë që t’i shpëtonte flakëve, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Ndërkohë, që i plagosur mbeti djali i saj, Klodjan Osmanaj, i cili nga hetimet paraprake dyshohet të jetë edhe autori i kësaj zjarrvënie. Mësohet se ai jetonte bashkë me nënën e tij, pasi ishte divorcuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy