Çifti zviceran i mbijetoi ortekut në malin e Korabit/ Tahiri shpjegon orët e tmerrit dhe si u bë i mundur shpëtimi i tyre

Çifti zviceran i mbijetoi ortekut në malin e Korabit/ Tahiri shpjegon orët e tmerrit dhe si u bë i mundur shpëtimi i tyre

Një çift turistësh zviceranë javën e kaluar kishin mbetur të bllokuar nga një ortek në afërsi të Sorokolit në malin e Korabit,

Forcat Alpine nga Tirana dhe Kosova kishin shkuar për tu dalur në ndihmë, duke qenë se terreni është i vështirë, po punohet për uljen e mjetit fluturues.

Ish-ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri, solli në vëmendje për shikuesit e “Zgjohu në MCN” si rrodhi ngjarja deri të shpëtimi i tyre, teksa falënderoj autorët e programit të mëngjesit se si e ndihmuan për ta sensibilizuar si rast urgjent përmes mediave.

Mua me kanë lajmëruar për rastin dhe jam nisur urgjent nga shtëpi. Na thanë fillimisht se janë te vdekur por terreni ishte shume i vështire. Së pari kanë ikur dy çunat e grupit, ata i gjeten në një lokacion.

 Kishin rënë në një shpatë në kufi me Kukësin. Për t'i nxjerrë nga orteku ishte shumë e vështirë. Ne shkuam u dhamë ndihmën e parë i nxorëm nga dëbora dhe më pas na erdhën ndihma nga policia e Kosovës shumë shpejt dhe u dhamë ndihmën e pare.

Unë fillimisht kisha frikë se mos i humbas djemtë sepse ishte furtunë, acar, një ftohte i madh, ata ishin 24 orë pa bukë e pa ujë.  Atë moment i kamë bërë sms Borës dhe një personi në qeverisë shqiptare dhe pastaj janë alarmuar të gjithë, na kanë dërguar helikopterin.  

Ishin minutat e fundit dhe po zbehej shpresa se do të shpëtonin. Djemtë e mi ishin stërvitur, por në ato kushte ishte problematika jeta e dy turistëve. Pastaj shpëtuan, por duhet thënë që ata që marrin rrugë në at terrenet të jenë të vetëdijshëm që janë terrene të vështira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy