Misioni i OSBE në Tiranë ka reaguar lidhur me dorëzimin e mandatit t ishdeputetit Armando Prenga. OSBE në një reagim për media ka bërë thirrje se institucionet dhe qytetarët duhet të jenë vigjilentë ndaj të inkriminuarve në Kuvend. Me anë të një mesazhin në ‘Twitter’ OSBE shkruan: “OSCE n Albania i bashkohet nxitjes për qytetarët&institucionet e Shqipërisë të jenë vigjilentë që të parandalojnë kandidimin e kriminelëve”.
Më herët lidhur me këtë çështje reagoi sot edhe Ambasada e SHBA-ve, e cila mirëpriti largimin e ishdeputetit të Partisë Socialiste, Armando Prenga nga Parlamenti, një ditë pasi ai njoftoi me anë të një letre drejtuar Kuvendit, dorëzimin vullnetar të mandatit. Ambasada amerikane deklaroi se personat me dosje penale nuk duhet të kenë më vend në Kuvend.




