
Papa Françesku ka mbërritur në Kazakistan për një vizitë tre-ditore në vend. Ai iu drejtua udhëheqësve politikë në kryeqytetin Nur-Sulltan të martën në mbrëmje duke u thënë atyre se ai kishte ardhur në një kohë të "luftës së pakuptimtë dhe tragjike që shpërtheu me pushtimin e Ukrainës".
Kam ardhur të bëj jehonë për lutjen e të gjithë atyre që thërrasin për paqen, e cila është rruga thelbësore drejt zhvillimit për botën tonë të globalizuar.”
Të mërkurën Papa merr pjesë në Kongresin e VII të Udhëheqësve të Feve Botërore dhe Tradicionale, një mbledhje e liderëve fetarë ndërkombëtarë.
Një udhëheqës fetar që mungon dukshëm është Patriarku Ortodoks Rus, Kirill, i cili do të takonte Françeskun në Kazakistan, por njoftoi në fund të gushtit se nuk do të merrte pjesë.
Presidenti kinez Xi Jinping do të jetë gjithashtu në Kazakistan të mërkurën për takime të veçanta politike.
Vatikani ka thënë se nuk ka asnjë takim të planifikuar mes Papës dhe presidentit kinez.
Papa Françesku u tha gazetarëve në aeroplanin papal nga Roma se "ai ishte gjithmonë i gatshëm të vizitonte Kinën".



