Zhabina: Ardi Veliu ka dalë më i fortë kur është larguar nga një detyrë, akuzat më të rënda për të në kohën që ishte drejtues

Zhabina: Ardi Veliu ka dalë më i fortë kur është larguar nga një detyrë, akuzat më të rënda për të në kohën që ishte drejtues

Gazetari Xhevair Zhabina në studion e MCN Live teksa ka komentuar dorëheqjen e Ardi Veliut nga Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore u shpreh se sipas Ministrisë së Brendshme kjo ka ardhur për tu emëruar në një detyrë tjetër të lartë shtetërore.

Ai ta se ka shumë punonjës policie të cilët janë të dyshuar se bashkëpunojnë me krimin, ndërsa theksoi se akuzat më të rënda për Ardi Veliun kanë qenë në kohën që ai ishte drejtues. Sipas tij, historia ka treguar Ardi Veliu është nga ata njerëz që i ka mbijetuar çdo ministri të brendshëm.

Në fakt kemi një reagim zyrtar nga ministria e brendshme se ka paraqitur një dorëheqje që i është pranuar dhe patëm një reagim të gjatë të ministrisë së brendshme. Duke konsideruar AMP si një institucion që ka arritur disa suksese brenda institucionit pasi ka për qëllim hetimin e çdo punonjësi policie si detyrë të saj, zyrtarisht u tha se Veliu do caktohet në një detyrë tjetër të lartë shtetërore. Kjo dorëheqje vjen në një kohë kur kanë ndodhur disa zhvillime mjaft të rëndësishme kur prokuroria ka në dorë disa hetime pqr punonjës që janë të dyshuar si të përfshirë në cëhstje krimi.

Rasti i fundit ishte dosja metamorfoza, ku shefi i kom nr 2 dekonspironte informacionet, kjo është vetëm maja e ajzebergut, kështu që aty ka punonjës të tjerë të tjerë që dyshohet se kanë probleme me ligjin, dhe dyshohet se njëra nga këto pista pse Veliu ka dhënë dorëheqjen është pikërisht kjo, por sipas ministrisë së brendshme thuhet se ai do ngrihet në një detyrë më të lartë, por kjo mbetet për tu parë. Dhe kur u largua nga drejtori i përgjithshëm i shtetit atëherë mori detyrën e zv ministrit të transporteve, dhe më pas kemi rikthimin e tij në AMP.

Më tej ai shtoi se akuzat më të rënda për Ardi Veliun kanë qenë në kohën kur ka drejtuar policinë e shtetit sepse në atë kohë policia u përfshi në disa ngjarje mjaft të rënda.

Dy ngjarje do veçoja mes të tjerash, ajo e Klodian Rashës që u vra në Laprakë nga një punonjës i policisë së shtetit, dhe ngjarja tjetër e cila shënjoi drejtimin e policisë së shtetit nga Veliu që ishte vrasja në Elbasan e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve, për të mos folur pastaj për goditjet e kanabisit, këto janë ngjarje që bëjnë të atakueshëm Ardi Veliun. Por deri tani të paktën zyrtarisht e kemi si një dorëheqje dhe pse ka disa ditë që flitet, por sigurisht që një ministër kërkon të punojë me njerëzit e vetë, dhe Ardi ka treguar se është nga ata njerëz që i ka mbijetuar çdo ministri të brendshëm.

Zhabina shtoi se arritje e madhe e SPAK do të ishte ënse do arrestonte një zyrtyar të lartë në detyrë dhe jo pasi ai të japë dorëheqjen.

Thuajse në të gjitha raste e mëdha që SPAK ka pasur për zyrtarët e mëdha kjo ka ndodhur, të gjithë e dinim që në rastin e inceneratorëve do arrestohej Lefter Koka dhe ai dha dorëheqjen, kjo ndodhi dhe me Alqi Bllakon, dhe me të tjerë, por nëse SPAK do arrestonte një zyrtar të lartë në detyrë atëherë kjo do të ishte një arritje e madhe, por nëse kemi këto hetime dhe vendime kur ata e marrin vesh më përpara dhe japin dorëheqjen kjo është ndryshe.

Mendoj se provë e zjarrit për SPAK do jetë të arrestojë një zyrtar të lartë në zyrën e tij, deri tani s’ka ndodhur prandaj duhet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë. Ardi Veliu është nga ata personazhe që ka dalë më i fortë zakonisht kur është larguar nga një detyrë. Megjithatë dosja e mbërritur nga autoritete franceze dhe holandeze ka shumë çudira ku thuhet se ka shumë punonjës të implikuar. Flitet që do të ketë një aksion në masë por nuk ka ende një vendim dhe për aq kohë sa nuk ka vendim  thjeshtë mund të hamendësojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy