
Një “rationem redde” në shtyp për miqtë e vjetër dhe shokë të rinisë që në vitin 2016 e tradhtuan, duke kaluar në anën tjetër të barrikadës në betejën e referendumit të Brexit-it. David Cameron, i cili si kryeministër donte referendumin, përveçse të dilte nga kontrolli dhe të detyruar të braktisë qeverinë dhe politikën - paraqet një botim të kujtimeve të tij, duke shfrytëzuar të drejtën për të larë hesapet në veçanti me Boris Johnson dhe Michael Gove.
Të dyve – sot përkatësisht kryeministri dhe ministri përgjegjës për përgatitjen e një Brexit-i hipotetik pa marrëveshje – ai u del kundër në një intervistë për “Times” duke thënë se u sollën "në mënyrë të tmerrshme" në fushatën e referendumit "duke e bërë copash qeverinë ku bënin pjesë". Në atë sfidë "Boris dhe Michael e lanë të vërtetën në shtëpi", akuzon Cameron, duke i fajësuar ata për ekzagjerime dhe gënjeshtra ndaj emigrimit.



