Projektligji për urdhrin e inxhinierit, Buxhuku: Tentativë pozitive për profesionin, duhet ti shërbejë interesit publik

Projektligji për urdhrin e inxhinierit, Buxhuku: Tentativë pozitive për profesionin, duhet ti shërbejë interesit publik

Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë në studion e lajmeve në ‘MCN Economy’ duke folur për projektligjin për urdhrin profesional për inxhinierët deklaroi se tentativa është një hap pozitiv sa i takon profesionit.

Ai tha se kjo mund ti shërbejë interesit publik.

Mendoj se meqë kishim një ligj bazë për inxhinierët profesionet e lira, me kohë duhet të ishin bërë aktet nënligjore. Këtu shoh një problematikë nga pikëpamja e kodifikimit se përderisa është një ligj integral pse duhet një ligj tjetër. Ne sikur fare të mos arsyetojmë do ishte më thjeshtë të shohim si kanë vepruar vendet e tjera evropiane. Unë mendoj se jemi në fazën e një zhvillimi ekonomik, tërësinë që duam apo nuk duam do i përafrohemi legjislacionit evropian. Problemi është si i bëjmë këto përshtatje. Në një vështirim të hedhur draftit shoh një tentativë pozitive për bërjen e një rregullimi për inxhinierët që mund ti shërbejë interesit publik. Sot inxhinierët janë në profesione të lira dhe problemi është se shoqëritë tregtare janë të prirura drejt fitimit dhe brenda këtij fitimi, kemi pasur problematikë vepra inxhinierike, nëse do kemi rregullim për zbatimin e këtyre veprave dhe nëse do funksionojnë siç duhet do jetë pozitive. Pra e thënë shkurt, ti ndërton një vepër, bosi i kompanisë thotë tejkalo disa procedua me qëllim të uljes së kostove dhe inxhinieri thotë stop këtë se bëj. Në këtë kuptim kjo është pozitive. Në këtë rast ai mbron interesin publik dhe jo atë të inxhinierëve. Dhe nëse e rregullojmë këtë në këtë aspekt kjo është pozitive.

I pyetur nëse mund të barazohen inxhinierët shqiptarë me ata të huajt, Buxhuku tha se këto janë slogane që praktikohen në çdo akt ligjor, nënligjor, por thelbi i ligjit është se nuk ka rëndësi nëse e ke të rregulluar apo jo, problemi sipas tij është se si ti i përgjigjesh interesit publik.

Pra do kemi një rregullim të urdhrit të inxhinierit apo do e jemi me atë aktualin, këtu nuk kemi të bëjmë thjesht me interesin e inxhinierëve, nuk kemi arritur gjë, këtu janë institucionet që funksionojnë. Sot realitetin e kemi në nivele pozitive. Po flas për tunelin e Rrugës së Arbrit apo atë të Kardhiqit, Sarandë ku tunelet kanë rënë, pra janë miliona euro të hedhura dëm dhe nuk kam parë ndonjë institucion që të monitorojë dhe të analizojë. Asnjë përgjegjës sepse dikush e ka bërë këtë. Këtu është logjika, a jemi në gjendje të bëjmë një rregullim që do japë pasoja pozitive në interesin publik. Rruga e Arbrit ka gllabëruar 420 mln euro. Në momentin që këto nuk zbatohen atëherë ti nuk ke bërë asgjë. Prandaj duhet kuptuar se sa e rëndësishme është monitorimi me veprimet e ndryshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy