
Analisti Andi Tela, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, komentoi situatën politike në Shqipëri dhe zgjedhjet e fundit.
Ai theksoi se me këtë sistem demokratik aktual, opozitës iu janë "lidhur duar" dhe kjo ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, ku opozita nuk ka arritur të fitojë më shumë se sa ka fituar.
Ne kemi ngritur çdo parregullsi të kësaj qeverie, dhe pasi i kemi paraqitur të gjitha këto argumente, duhet të bëjmë një pyetje të thjeshtë: Pse humbi opozita?
Humbja nuk është vetëm e Sali Berishës, por edhe e tre partive të vogla që kishin mundësinë të fitonin më shumë vota.
Të kërkosh llogari nga Berisha, Llapaj, Shehaj dhe Qorri është një problem, sepse është si të marrësh një boksier, t’i lidhësh duar në ring dhe t’i thuash pse nuk fitoi ndeshjen.
Kjo është e njëjta situatë me opozitën", e cila është e detyruar të garojë me duar të lidhura për shkak të rregullave të lojës të ndryshuara nga qeveria.
Nëse bëjmë një paralelizëm me zgjedhjet e vitit 2021, ku qeveria i ndryshoi rregullat e lojës në momentin e fundit, nëse ato rregulla nuk do të ishin ndryshuar, ndoshta opozita do të kishte pasur mundësinë të luftonte më mirë.



