“Përfitimet” nga ngrohja globale/ Sytë nga Groenlanda, SHBA dhe BE në garë për mineralet

“Përfitimet” nga ngrohja globale/ Sytë nga Groenlanda, SHBA dhe BE në garë për mineralet

Pak vite më parë, kur ish-presidenti Donald Tramp kërkoi të blinte Groenlandën, shumë politikanë mbetën të habitur me këtë kërkesë. Por sot, edhe pse jo në Bashkimin Evropian, territori autonom është në qendër të vëmendjes nga Brukseli për shkak të pasurive të mëdha nëntokësore.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Lejen do të udhëtojë drejt Grenlandës pasi shkrirja e akullit të Arktikut mund të sjellë përfitime për lëndët e para për tranzicionin drejt një ekonomie me më pak ndotje.

“Groenlanda ka shumë pasuri në lëndët e para. Mund të gjesh atje elemente të rrallë. Na mungon aksesi te disa prej atyre materialeve. Groenlanda ka rreth 27 prej lëndëve të para strategjike dhe kritike për Bashkimin Evropian . Potenciali është shumë i madh  dhe është koha që ta bëjmë bashkëpunimin realitet duke ndërmarrë eksplorimet dhe investimet që nevojiten.”, tha këshilltari i posaçëm për tregtinë, Tomas Bert.

Edhe autoritetet në Groenlandë janë dakord për të thelluar bashkëpunimin në sektorin mineral. Por edhe amerikanët nuk mbeten mbrapa, teksa shumë kompani po shfaqin interes për pasurinë minerare të ishullit.

Sipas medieve amerikane, Trampi do të kërkojë sërish që ta blejë ishullin nëse vjen në krye të Shtëpisë së Bardhë. Groenlanda është ndër ishujt më të mëdhenj në botë, me sipërfaqe 2.1 milion kilometër katror dhe popullsi vetëm 60 mijë banorë. Aktualisht është pjesë e mbretërisë së Danimarkës por me status autonom.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy