Kosova drejt anëtarësimit në KiE, Spahiu: Efekt pozitiv në drejtësi, Serbia shantazhoi me dalje (VIDEO)

Kosova drejt anëtarësimit në KiE, Spahiu: Efekt pozitiv në drejtësi, Serbia shantazhoi me dalje (VIDEO)

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, miratimin nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës të raportit të raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, e sheh si hap të madh drejt anëtarësimit në organizatën ndërkombëtare.

Në një lidhje për MCN Live, Spahiu shtoi se një anëtarësim i tillë ndikon në një efekt të madh në drejtësinë kosovare, në sigurinë e investitorëve, se duke pasur parasysh gjykatat e korruptuara, mos zbatimin e ligjit, shumë nga investitorët tremben që të investojnë në Kosovë.

Sipas tij, nëse çdo instancë gjykate humb, e fiton në Gjykatën e Strasburgut dhe kjo është një garanci shumë e madhe për investitorët e huaj.

Anëtarësimi i Kosovës u bë i mundur me largimin e Rusisë nga Këshilli i Europës se një numër i madh deputetësh që përfaqësonin Rusinë, mundësoi që të bëhen votat e duhura që Kosova të futet në këtë organizëm.

Pastaj ishin edhe procesi i bisedimeve me Serbinë, ku Kosova tha po-në e saj në disa raste.

Pranoi planin franko-gjerman, propozimin e ndërmjetësuesve sa i përket asociacionit. Të gjitha këto hapa mundësuan që Kosova të afrohet me anëtarësimin nga KiE.

Serbia ka shfaqur nervozizëm të jashtëzakonshëm, madje edhe kërcënim me dalje nga Këshilli i Europës.

Ishte një mjet shantazhi për vendet europaine që të mos bëjnë lëshim që Kosova të mos futet në Këshillin e Europës pa u realizuar kompromosi me Serbinë.

Çështja kryesore për Kosovën mbetet njohja nga Serbia.

Lidhur me situatën e sigurisë në Veri të Kosovës, Spahiu shtoi se deri sa të mos ketë paqe mes Kosovës dhe Serbisë, mund të priten inkursione, madje edhe luftë mes Kosovës dhe Serbisë.

Një vend që ka humbur gjithë këto territore, Slloveninë, Bosnjën, Malin e Zi, nuk mund të pajtohet lehtë që të kujdeset vetëm për kontrollin që ka në territor.

Ka njohur Maqedoninë, por nuk ka hequr dorë as nga influenca mbi Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinën.

Por nuk ka hequr dorë nga dominimi nga një pjesë e Kosovës, madje nuk e ka njohur. Kjo qasje shkakton vazhdimisht probleme.

Përderisa në ideologjinë kombëtare serbe, vazhdon të jetë ky synim, është e vështirë që të gjendet paqe dhe siguri në rajon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy