Pesë persona nën akuzë për vdekjen e këngëtarit Liam Payne

Pesë persona nën akuzë për vdekjen e këngëtarit Liam Payne

Pesë persona janë akuzuar në lidhje me vdekjen e këngëtarit britanik Liam Payne në Argjentinë, duke cituar mediat lokale argjentinase. Ish anëtari i bandës ‘One Direction’ vdiq më 16 tetor në moshën 31 vjeçare pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires.

Menaxherja e hotelit Gilda Martin dhe punonjësi i hotelit Esteban Grassi, si dhe Roger Nores, mik i Payne, janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia, citohet të ketë thënë Zyra e Prokurorisë Kombëtare Penale dhe Korrektuese të Argjentinës.

Dy të tjerët Braian Paiz dhe Ezequiel Pereyra, që punonin në hotel, janë akuzuar për furnizim me drogë. Gjykata ka urdhëruar që dy nga pesë të akuzuarit të dërgohen në paraburgim.

Payne u bë një nga emrat më të njohur të pop-it, pasi u shfaq në The X Factor dhe u bë i famshëm me grupin One Direction në vitet 2010. Funerali i këngëtares u mbajt në Amersham, Buckinghamshire, muajin e kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy