
Instagram ka prezantuar një filtër të ri për të miturit nën 16 vjeç që abonohen në platformë.
Është krijuar modaliteti 'Më pak', i cili kufizon shikimin e përmbajtjeve të ndjeshme.
Do të jetë më e vështirë për të rinjtë të hasin në përmbajtje të pakëndshme gjatë përvojës së tyre.
Kështu deklaroi kompania në pronësi të grupit Meta.
Instagram thotë gjithashtu se po teston mënyra të reja për të inkurajuar adoleshentët të përditësojnë cilësimet e privatësisë dhe sigurisë së llogarisë së tyre.
Ne do të shfaqim njoftime për personat nën 18 vjeç për t'i ftuar ata të shqyrtojnë dhe menaxhojnë se kush mund të shohë përmbajtjen e tyre, të vendosin se nga kush mund të kontaktohen, të vendosin kontrollin e përmbajtjes së ndjeshme dhe të menaxhojë kohën e kaluar në aplikacion.
Në Instagram, tashmë është e mundur të menaxhoni përmbajtjen që çdo përdorues mund t'i duket e papërshtatshme përmes mjetit Sensitive Content Control.



