Anija merr flakë në Detin e Kuq, zhduken 3 turistë britanikë
Tre britanikë janë zhdukur pasi një zjarr përfshiu një anije gjatë një lundrimi në Detin e Kuq, Egjipt. Njëzet e katër persona të tjerë, përfshirë 12 britanikë, anëtarë të ekuipazhit dhe dy udhërrëfyes, u shpëtuan dhe janë në gjendje të mirë.
BBC saktëson se aksidenti ka ndodhur pranë resortit të famshëm Marsa Alam dhe se flakët kishin lindur për shkak të një defekti në sistemin elektrik.
Varka, e cila kryen kroçera zhytjeje, u largua nga Port Ghalib më 6 qershor dhe do të kthehej të dielën.
Është nisur një grup kërkimi për gjetjen e tre turistëve të mbetur britanikë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur.
Zyra e Jashtme Britanike tha se ishte në kontakt me autoritetet egjiptiane dhe se po bashkëpunonin për shtetasit britanikë të përfshirë.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.