Bylykbashi: Kuvendi për demokratizimin e partisë, Basha ka djegur urën nuk ka ku shkon

Bylykbashi: Kuvendi për demokratizimin e partisë, Basha ka djegur urën nuk ka ku shkon

Deputeti demokrat Oerd Bylykabshi teksa ka komentuar mbi foltoret e Berishës në studion e "Të Paekspozuarit" në MCN TV është shprehur se mbledhja e Kuvendit ka për qëllimin që të kthehet demokratizimi në parti, ndërsa thekson se çdo përpjekje e kryetarit është me vlerën zero dhe se nuk mund ta pengojë dot. Sipas Bylykbashit Basha e ka djegur urën dhe nuk ka ku shkon, nuk kthehet dot më pas.

Një nga gjërat që kam kërkuar dhe shpresuar është të hymë në një proces demokratik. Ajo që dëgjoj dhe kërkoj është që vetëm Basha se prodhon këtë se thotë nuk lejoj të ndodhë, është që të kemi një kuvend që do ti hapë rrugën demokratizimit të partisë. Mund të kemi organe që ndajnë pushtet me njeri-tjetrit, kufizojnë pushtetin e kryetarit.

Të gjitha këto nëse ndodhin një herë të vetme është shumë gjë e mirë dhe nëse ndodhin dy e më shumë kthehet në praktikë dhe është e jashtëzakonshme. Berisha në momente të tilla kapërcen veten e vet. Datën e kuvendit nuk mund ta them unë ajo është datë simbolike, por e rëndësishme është se ai nuk është event politik dhe çdo përpjekje e kryetarit është me vlerën zero, ai nuk e pengon dot. Basha ka djegur urën nuk ka ku shkon, nuk kthehet dot pas.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy