Çështja “Beleri”/ Dule: U sulmua si minoritar e opozitar. Ka lojtarë mediatikë e politikë që i shërbejnë “timonierit”

Çështja “Beleri”/ Dule: U sulmua si minoritar e opozitar. Ka lojtarë mediatikë e politikë që i shërbejnë “timonierit”

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule foli në emisionin “Scrolling” në MCN TV mbi qëndrimet e mbajtura nga politikanë dhe gazetarë lidhur me çështjen “Beleri”. Dule tha se ka pasur një shfaqje të një mentaliteti agresiv ndaj një pakice kombëtare dhe parlamentare. Por nga ana tjetër, ai vë në dukje se për herë të parë ka pasur njerëz serioz të medias dhe të jurisprudencës që kanë mbajtur anën e të vërtetës. 

Më lejo të bëj një diferencim. Krahas këtij fenomeni, jam ndeshur edhe me një fenomen pozitiv, që në Shqipëri ka energji të ndryshimit pozitiv. Është hera e parë që dëgjoj prej njerëzish serioz të medias dhe jurispurdencës që kësaj herë kanë marrë anën e të vërtetës dhe e kanë mbrojtur edhe publikisht me kosto. Janë pak, por në të shkuarën nuk kanë ekzistuar as pak. 

Nga ana tjetër është e pabesueshme që njerëz të tjerë me influencë të tillë në opinionin publik të kenë mendime të tilla, dhe nëse janë të instrumentalizuar akoma më keq. Kjo që po ndodh është shfaqja e mentalitetit më agresiv që mund të ndodhi ndaj një pakice, kombëtare, politike, parlamentare, e kështu me radhë. Këtu ka mjaft lojtar politikë dhe mediatik që kërkojnë rol, edhe për egoizmin e tyre, por edhe për t’i shërbyer me këmbim favoresh timonierit të madh. Në të njëjtën kohë është një sulm kundër opozitës. Opozita përfshin në gjirin e vet ‘armiqtë e Shqipërisë’! Është në të njëjtën vazhdë që kjo frymë nacionaliste, të ndikonte edhe mbi gjykatën. Beleri u atakua edhe pse është përfaqësues i minoritetit, edhe pse është përfaqësues i opozitës. Të dyja bashkë janë, nuk mund të ndahen me përqindje. Rama e dinte se nuk do funksiononte sulmi si opozitar, por e përpunoi opinionin aty ku kishte vlerësuar se do kishte një produkt më të pasur, nacionalizmi. Ajo që Edi Rama dhe qeveri të mëparshme kanë është asimilimi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy