Bushati: Nuk ka dilema kush i fiton zgjedhjet, dilema është a do asgjësohet përfundimisht pluralizmi apo jo

Bushati: Nuk ka dilema kush i fiton zgjedhjet, dilema është a do asgjësohet përfundimisht pluralizmi apo jo

Gazetari Andi Bushati thotë se zgjedhjet e ardhshme do të fitohen nga maxhoranca aktuale. Sipas tij, më shumë sesa dilemën kush do t’i fitojë zgjedhjet, duhet të na mundojë dilema a do të asgjësohet përfundimisht pluralizmi në Shqipëri.

Të mendoj që në 2029 të kem sërish kryeministër Sali Berishën është tmerr. Por kjo nuk është çështje e vullnetit tim. Është çështje si vendosin pjesa më e madhe e PD. Shumica e PD deri tani ka treguar se do Berishën. A do të pranojnë ata 50 deputetë që shkojnë atje e hedhin miell të jenë pjesë e ekipit që nxjerr kandidat Sali Berishën?

Unë jam i bindur që zgjedhjet po u bënë në 2025 apo 2027, po qe Edi Rama i rrëmben Edi Rama. Duke ditur që Shqipëria nuk ka më zgjedhje, dimë që nuk ka shpresë. Siç shkojnë lekët te hajduti, ashtu do shkojnë edhe votat te hajduti.   

Këtu nuk jemi në dilemën kush do të fitojë zgjedhjet. Jemi në dilemën a do asgjësohet përfundimisht pluralizmi apo do ngelet një shpresë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy