Llabani: Punonjësja e OSHEE u rrëmbye dhe dhunua deri në vdekje, ngjarja fshihet (VIDEO)

Llabani: Punonjësja e OSHEE u rrëmbye dhe dhunua deri në vdekje, ngjarja fshihet (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani denoncon një rast të rëndë, ku thotë se një punonjëse e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Tiranë, është rrëmbyer dhe dhunuar deri në vdekje.

Nga studio e “MCN Live” ajo denoncoi se një punonjëse e OSHEE është mbajtur peng dhe është rrahur deri në vdekje.

Rasti i një punonjëseje të OSHEE në një nga bizneset e një personi që dyshohet se ka lidhje me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është i vërtetë. Një punonjëse është mbajtur peng, është rrahur dhe dhunuar deri në vdekje. 

Vetë ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka qenë prezent në Spitalin Ushtarak për të parë gjendjen e kësaj punonjëseje dhe nuk besoj që policia ta ketë kaluar pa referuar. Kjo është ngjarje e Tiranës, te pallatet pranë Fushës së Aviacionit. 

Policia është duke verifikuar lidhur me rastin. Deri më tani nuk kishim informacion lidhur me ngjarjen. Është informacion i konfirmuar zyrtarisht nga drejtues të lartë të policisë, është konfirmuar se një punonjëse e OSHEE është marrë peng dhe rrahur deri në vdekje.

Kush janë personat dhe arsyet dhe lidhjet me Policinë e Shtetit do e shohim në ditët në vijim. Ka një reagim të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe thotë se nuk ka lidhje të personit tim me rastin në fjalë. 

Nuk jep shumë informacion dhe të dhëna se pse gazetarët flasin në emër të personave që kanë lidhje me të, por kemi një shmangie të përgjegjësisë. Ngjarja është ngjarje e vërtetë dhe për të është referuar në Prokurorinë e Tiranës

Sa i takon atentatit ndaj 27-vjeçarit Eduard Koboci ndaj të cilit është qëlluar me armë, ndërkohë që autorët nuk janë gjetur, Llabani shprehet se ka informacion se i riu që pretendon se është dhunuar nga persona të panjohur që policia i mbron se janë njerëz të drejtorit të policisë.

Koboci është një personazh me precedentë penalë. Ka personazhe që flitet me emër dhe mbiemër, për të cilët preferoj mos të flasë me emra dhe mbiemra. Duke qenë se janë përfshirë në biznese fitimprurëse si lojërat e fatit, kërkojnë një suport jo vetëm politik por dhe policor. Sot ushtrimi i aktivitetit të lojërave të fatit përbën vepër penale. 

Ne dimë që njerëz që kanë këto interesa për të ushtruar këtë lloj aktivitetesh, gjëja e parë shkojnë pranë drejtuesve të lartë të policisë së Shtetit. Sa herë kemi thënë që SPAK ka mbajtur në tavolinë urdhër arreste për drejtues të Policisë së Shtetit.

Dimë që SPAK ka dërguar në gjykatë emra shumë të famshëm të përfolur edhe më parë për lidhje me krimin e organizuar, emra që dhe sot drejtojnë Policinë e Shtetit dhe këto urdhra nuk kanë shkuar për ekzekutim, nuk besoj se është çështje presioni apo mbledhje provash. 

Flas për kupolën e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, flas për drejtues të rëndësishëm të drejtorive të policive, Tirana, Fieri, Vlora, Shkodra, Durrësi. Di që për drejtorinë e Durrësit ka pasur hetime për lidhje me drejtues të krimit. Drejtues të lartë të policisë, edhe për shkak të mbrojtjes, interesave dhe grupeve kriminale që kryenin aktivitet kriminal në portin e Durrësit. 

Drejtues të lartë të policisë sa i takon pasurisë, janë më lartë edhe se drejtuesit e krimit. Nëse do i nënshtroheshin vetingun, jam i bindur se nuk do e kalonin prej pasurisë. Si drejtues të lartë të policisë që përfliten si të lidhur me krimin janë ish-drejtuesi i Policisë Kriminale Tonin Vocaj, drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda, për lidhje kriminale me grupet e Elbasanit. 

Ish drejtues të policisë Fier që sot janë në kupolën e Policisë së Shtetit dhe kanë në duar dosje për grupe kriminale për dosje të forta. Por edhe ish-drejtor i policisë Durrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy