Rikthehet Haki Çako, merr drejtimin e Emergjencave Civile pas shkarkimit të Shemsi Prençit

Rikthehet Haki Çako, merr drejtimin e Emergjencave Civile pas shkarkimit të Shemsi Prençit

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Emergjencave Civile, Shemsi Premçi. Në vend të tij është emëruar ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Lajmin për largimin nga kreu i Emergjencave Civile, Prençi e bëri të ditur dy ditë më parë nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku shprehej se është në pritje të marrjes së një detyre tjetër.

Prençi ka shprehur disa herë kritika në lidhje me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila sipas tij ka hezituar të bashkëpunojë institucionalisht.  

Haki Çako merr drejtimin e Emergjencave Civile pas drejtimit për rreth 3 vite të Policisë së Shtetit. Në janar të këtij viti, ai u shkarkua nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Pas shkarkimit nga detyra e drejtorit të Policisë, Çako u emërua si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes në prill.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy