Një pikë e furnizimit me karburant ka rënë pre e grabitësve mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti pranë Qafë-Kasharit, rreth orës 03:12.
Burime nga policia bëjnë të ditur se grabitësit e maskuar dhe të armatosur kanë arritur të marrin 10 milionë lekë të vjetra.
Menjëherë pas grabitjes, autorët janë larguar në drejtim të Durrësit.
Pas njoftimit, policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.



