Kjo foto i ka të gjithë elementët për t’u cilësuar madhështore. Posteri i një modeleje që thotë “Më ushqe”, një i pastrehë me një tabelë ku shkruhet “I uritur”, një bankier që kalon pranë tij indifferent. Më tej një ndërtesë ku shkruhet “Besim” dhe aty afër një makinë që shet ushqim të shpejtë.
Të gjitha bashkë janë një kompozim brilant dhe krejt rastësor.
Fotoja është pjesë e librit me foto “Nju Jorku në foto nga viti 1970-2001” me autor Richard Sandler.



