Pandemia nuk ndikoi në “vetëprezantimin” e punëtorëve

Pandemia nuk ndikoi në “vetëprezantimin” e punëtorëve

Është pothuajse e vështirë të imagjinohet koha kur njerëzit kalonin të paktën 40 orë në javë në një zyrë (dhe shpesh edhe më gjatë për t'i bërë përshtypje shefit). 

Por në fuqinë punëtore para-pandemike, ky lloj “vetëprezantimi” – i të qenit fizikisht në vendin tuaj në punë thjesht për t'u dukur i përkushtuar, pa marrë parasysh sa joproduktive - ishte vetëm një tjetër fakt i jetës në zyrë. 

Sipas një sondazhi në Mbretërinë e Bashkuar, 80% e punëtorëve thanë se “vetëprezantimi” ekzistonte në vendin e tyre të punës, me një të katërtën e të anketuarve që thanë se ishte përkeqësuar më shumë se vitin e kaluar.

Por tani, puna në distancë e ka bërë të vështirë vlerësimin e këtij lloj “vetëprezantimi” nga shefat.

Ne e dimë që “vetëprezantimi” është problematik. Ai mund t'i kushtojë ekonomisë së një kombi dhjetëra miliarda dollarë, pasi njerëzit e infektuar qëndrojnë vetë në zyrë dhe infektojnë të tjerët, por gjithashtu puna jashtë orarit krijon mjedise toksike

Ne e dimë se është i rëndësishëm produktiviteti, duke mos qenë i lidhur me zinxhir në tryezën tuaj ose kompjuterin.

Megjithëse pandemia u konsiderua si një shans i artë për të hequr dorë nga praktika e “vetëprezantimit”, ajo në fakt është duke goditur më shumë se kurrë.

Njerëzit po punojnë më gjatë se kurrë, duke iu përgjigjur postave elektronike dhe mesazheve në të gjitha oraret e ditës për të treguar se janë të “angazhuar”.

Por, gjithashtu ka ende shefa që i thërrasin punëtorët në zyra, dhe kjo edhe një herë tjetër është duke treguar se në vite me radhë kjo gjë nuk ka ndryshuar fare.

Pa megjithëse e dimë që kjo gjë është e dëmshme, pse po vazhdojmë ta bëjmë atë?

Nuk është thjesht se shefat janë të etur për t’i “shfrytëzuar” punëtorët, por gjithashtu problem është dhe paragjykimi i nënndërgjegjes, të cilin po nuk e ndryshuam kemi për të qënë skllevër të “vetëprezantimit” përgjithmonë.

Burimi: BBC Përshtati: MCNtv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy