Akset rrugore të vendit kanë patur një mbipopullim këtë pasdite të së dielës, ndërsa në disa vende edhe trafik, të krijuar për shkak të aksidenteve automobilistike. Për këtë arsye policia thotë se ka shtuar efektivët në rrugë, ndërsa ka rritur kontrollet me dronë dhe dragger.
Për rrjedhojë janë hequr 23 patenta si rrjedhojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara, ndërsa janë ndëshkuar me gjobë 207 shoferë të cilët kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u bërë shkak për aksident rrugor.
Sakaq 189 gjoba janë vendosur për përdorim të telefonit, 68 për mos përdorim të rripit të sigurimit dhe 38 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.



