
Zyrtari më i lartë i financës në Amazon, Brian Olsavsky, thotë se shpenzimet për Prime Video do të rriten gjatë vitit 2019, por nuk do të vendoset shifër për buxhetin e programimit.
Olsavsky e bëri këtë koment mbi fitimet e tremujorit të katërt të kompanisë, pasi u pyet në lidhje me ambiciet e gjigantit të shitjeve online në hapësirën video.
Oslavsky shtoi se videot dhe muzika ndërtojnë lidhje më të forta në platformën “Prime”, pasi të abonuarit kanë më shumë gjasa të rinovojnë abonimin dhe të angazhohen me ofertat e abonimit të Amazon.
Për kreun e financave të gjigantit të shitjeve online, çmime si 10 Golden Globe dhe tre nominime për Oskar janë dëshmi e suksesit të Amazon Studios.
Në hapësirën AVOD, filiali i Amazon, Internet Movie Database (IMDb), në janar lançoi një shërbim streaming të mbështetur në reklama, që quhet Freedive.
Drejtori i Amazon për marrëdhëniet me investitorët, Dave Fildes, thotë se “kompania është e kënaqur me shërbimin dhe mundësitë e tjera për të punuar me reklamat”, duke duke iu referuar kështu transmetimit nga Amazon të Night Football, në SHBA.
Për sa i përket financave, të ardhurat e tremujorit të katërt të Amazon kanë shënuar rritje me 20% nga viti në vit, duke arritur në 72.4 miliardë dollarë. Të ardhurat operative u rritën në 3.8 miliardë dollarë në tremujorin e fundit të vitit 2018, krahasuar me 2.1 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit 2017.



