Pallat me lejen e “Lalit”, familja nxirret nga shtëpia (VIDEO)

Pallat me lejen e “Lalit”, familja nxirret nga shtëpia (VIDEO)

"Mos e zëntë darka Lali Erin. Darka mos e zëntë! Na ka lënë në pikë të hallit. Kam 60 vjet në këtë shtëpi dhe tani më thotë dil në rrugë. Nuk di ku i jep lejet. Se ka pallat, se ka banorë nuk duan t’ia ninë këta”.

Të kapur në befasi nga inspektorët e IKMT-së dhe policia e shtetit banorët e kësaj familjeje në  kryeqytet refuzuan  të dalin nga banesa, ku jetojnë prej vitesh.

"Jemi banorë të Tiranës. Kemi lindur dhe rritur në Tiranë. Këtu do të vdesim".

"Kam një dokument që është legalizuar në kohën e saliu. Këta nuk na e quajnë këtë të Saliut se kështu ta bëjnë këta, njëri ta jep, tjetri ta merr. Merr ligjin 442. Kam të drejtën e privatizimit, e ka bërë shteti, por paratë i kam paguar unë. Tani vjen ai dhe më thotë ik ti".

Fadroma e IKMT-së e parkuar që në orët e para të mëngjesit në rrugën pranë kësaj banese tentoi gjatë orëve të pasdites të shembë ndërtesën, për t’i hapur rrugë ndërtimit të një pallati shumëkatësh. Ndërhyrja u shoqërua edhe me moment tensioni.

Policia e Shtetit që ishte në mbështetje të aksionit kërkoi nga kamera e TvT të mos e filmojë aksionin.

Familjarët akuzojnë Bashkinë e Tiranës se i ka dhënë leje firmës, ndonëse palët janë në proces gjyqësor, ndërkohë që u janë drejtuar për zgjidhje edhe disa institucioneve.

"Vjen firma thotë kam marrë leje. Ja ku e keni, ikni ju. Ku të shkojmë ne? duket sikur është një shtet tjetër paralel me këtë tjetrin, po është më i fortë se shteti i Edi Ramës., shteti i bashkisë. Bashkia është mbyllur brenda, por dërgon këta qentë, zagarët që bëjnë këtë paradë force".

Ky nuk është i pari rasti që Bashkia e Tiranës akuzohet për dhënien e lejeve firmave që janë në konflikt  me banorët, ndërkohë që edhe institucionet e tjera shtetërore nuk veprojnë për të zgjidhur këto mosmarrëveshje.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy