Papa Françesku: Më mirë ateist, se i krishterë hipokrit
Në dëgjesën e parë të përgjithshme për këtë vit, mëngjesin e sotëm në Vatikan, Papa Françesku ka "goditur" me deklaratën e tij.
Duke iu drejtuar besimtarëve katolikë, ai është shprehur: "Ata që shkojnë në kishë, rrinë aty gjithë ditën dhe më pas e jetojnë jetën duke urryer të tjerët e duke folur keq për ta, janë një skandal. Më mirë të jetosh si ateist sesa të shtiresh si i krishterë. I krishterë nuk është ai që përpiqet të jetë më i mirë se të tjerët: ai e di se është mëkatar si gjithë të tjerët. I krishterë është ai që qëndron para Zotit, i cili u kërkon bijve të tij ta thërrasin me emrin e atit, të rinovohet nga forca e tij dhe të reflektojë rreze mirësie për këtë botë të etur për më të mirën, në pritje të lajmeve të mira", ka thënë Ati i Shenjtë.
Papa e ka quajtur hipokrizi lutjen në të cilën nuk përmendet Zoti. "Krishti distancohet nga hipokritët. Ka njerëz që bëjnë lutje ateiste, pa Zotin. E bëjnë këtë për t'u admiruar nga njerëzit. Lutja e krishterë nuk ka dëshmitar më të besueshëm se ndërgjegjen e vet. Ku është Ungjilli, ka revolucion", ka thënë ai.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.