Lëvizja në bazën e PD-së, Milo: Produkti nuk do të jetë ai që mendojnë nismëtarët

Lëvizja në bazën e PD-së, Milo: Produkti nuk do të jetë ai që mendojnë nismëtarët

Paskal Milo parashikon një dobësim të mëtejshëm të Partisë Demokratike, pas vendimit për tëpërjashtuar Berishën nga grupi parlamentar dhe nisjen e një fushate të brendshme në bazë nga ana e këtij të fundit. Në studion e MCN TV, Milo tha se kjo lëvizje nuk do të çojë atje ku mendojnë ata që e iniciuan.

Zoti Berisha edhe duke vepruar dhe kjo është në politikë. Edhe kjo që po bën është një mënyrë e të bërit politikë. Besoj që nuk është në interes të PD, do të harxhohej shumë energji nëse do të vazhdohet në këtë rrugë, që mesa duket do të nisë këto ditë. Produkti nuk do të jetë ai që mendojnë nismëtarët e vet. Ajo që do të humbasë do të jetë PD-ja. Do të ketë çarja të grupit parlamentar. Kjo do të dobësojë kohezionin e opozitës në Parlament.  

Më shumë sesa një përjashtim individual, sipas Milos, me shpalljen non grata, SHBA do të përcjellë një mesazh te politika shqiptare.

Shpallja non grata nga SHBA nuk është thjesht qëndrim personal në adresë të Berishës. Është një mesazh që SHBA i japin klasës politike shqiptare që ka mbaruar periudha e artë, që ata mund të bënin çfarë të donin pa u ndëshkuar.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy